Mikpritja

mikpritjaMund të përmenden shkrimtarët : Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Dhimitër Xhuvani, Jakov Xoxe, Vath Koreshi, Kol Jakova, Bardhyl Londo, Fatos Kongoli etj.
Mikpritja është një traditë shekullore shqiptare. Populli shqiptar është i njohur për vlerat e tij të humanizmit.Për traditat e mikpritjes së shqiptarwve kanë shkruar shumë udhëtare të huaj, të cilët kanë shkelur vetë në tokën shqiptare. Për tu përmendur janë Lord Bajroni, udhëtarja angleze Edith Durham, konsulli francez Pukeville, Ekharti, Hammondi etj. Shqipëria ka një traditë të gjatë në folklorin muzikor, i cili daton që nga periudha Iliriane. Në këngët, vallet, dhe krijimet instrumentale pasqyrohen temperamenti dhe shpirti i gjallë i shqiptarëve. Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra me karakter fetarë ku shprehet rezistenca kundrejt dominimit turk. Libri i parë shqip është “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Autorët më të njohur të kësaj letërsie janë Pjetër Budi, Fran Bardhi, Pjetër Bogdani etj. Letërsia shqiptare zhvillohet fuqimisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Kjo letërsi ndërthur shpirtin iluminist, romantik, demokratik të shkrimtarëve të asaj periudhe. Tema kryesore e krijimtarisë së asaj periudhe përbën epika dhe lirika historike. Autorët më të spikatur të letërsisë së Rilindjes janë: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, De Rada etj. Gjatë periudhës së Pavarësisë, letërsia trajtoi të njëjtën temë të patriotizmit të Rilindjes, duke u thelluar më shumë në karakterin demokratik. Figurat më të shquara të kësaj periudhe janë Fan Noli, si një publicist, poet, përkthyes si edhe një figurë politikani, Migjeni, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica e të tjerë. Pas luftës së dytë botërore, realizmi socialist kushtëzoi tematikën e letërsisë. Megjithatë edhe gjatë kësaj periudhe lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua.

About these ads
By klaudiosulo21 Posted in Histori

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s